Befasojnë japonezët: “Qyteti i dytë më i bukur në botë është shqiptar”

678
Japonezët kanë bërë publike listën e qyteteve më të bukura në botë, ku kanë klasifikuar një qytet shqiptar të dytin në listë.

Qyteti i Beratit, sipas kësaj agjencie është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që mbart.

Lidhur me qytetin e bukur të Beratit, agjencia japoneze për turizmin JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit.

Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”.

Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtërit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgimi brezave më të rinj, shkruan Konica.al.

Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqarëve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashës (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pa dallim feje.”
Sigal