BE heq kufizimet për shumë vende, maska e detyrueshme në avion në çdo udhëtim

114
Sigal

Bashkimi Evropian një ditë më parë ka marrë një vendim për të lehtësuar masat kufizuese për një pjesë të madhe të vendeve të cilat tashmë nuk shfaqin rrezikshmëri mes tyre është dhe Shqipëria.

Këtë të enjte në kuadër të heqjes së kufizimeve Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA) kanë azhurnuar rekomandimet e tyre të udhëtimit ajror.

Asnjë test dhe karantinë për udhëtarët evropianë që janë vaksinuar plotësisht ose që kanë bërë Covid në gjashtë muajt e fundit, por një hapësirë ​​prej të paktën një metër dhe maska ​​në të gjitha fazat e transferimit.

Sipas mediave bëhet me dije se nga rregulli i përgjithshëm për testim apo për karantinë zbatohet për të gjithë udhëtarët që nuk vijnë nga zona me rrezik shumë të lartë me variante Covid.

Ndërkohë në kuadër të zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë, ambasadorët e 27 vendeve kanë vendosur zgjerimin e listës së vendeve dhe territoreve udhëtarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian edhe për udhëtime jo thelbësore.

Vendet në të cilat Evropa hap dyert e saj dhe heq kufizimet janë Shqipëria, SHBA Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia, Tajvani, territori i Hong Kongut, Makao. Këto vende i shtohen listës së mëparshme e cila tashmë përfshinte Japoninë, Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.