Baza socialiste e qytetit bregdetar të Vlorës: Kandidatura për Kryebashkiak, humbje e sigurt. Ja statistikat

738
Sigal

Nga: Aldo BANI

Kupola qendrore e PS, këto ditë ka hedhur në veprim grupet e monitorimit; për të verifikuar e  venë në “peshore” paraprakisht, rikandidimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli, për një mandat të dytë, në qytetin e Flamurit. Nëse me punën dhe sjelljen e tij në këto 4 vite: Ka bërë hyrje – fletë votimi apo ka bërë dalje? Ka lënë thatë edhe kutitë e votimit, të zgjedhjeve Lokale 2015 apo do regjistrojë humbjen e radhës ku e djathta e ka fituar dy herë Vlorën…?!  

Edhe nga radhët e “Rilindjes” vlonjate, sapo kanë marrë vesh për rikandidimin dhe testimin e krybashkiakut; D. Leli, kanë shprehur përkrahjen, zhgënjimin, po dhe revoltën e tyre, të shoqëruar me fyerjen që u është bërë socialistëve të thjeshtë, qytetarisë vlonjate, qysh nga përzgjedhja, katapultimi i këtij kandidati, të pa njohur, as nga lagjja, as nga qytetaria, e as nga baza socialiste: Për asnjë kontribut të shpalosur, për vlera të veçanta mbi të tjerët apo për merita organizuese dhe frymëzuese…

E vetmja “vlerë” e përzgjedhur për kandidimin e tij – thonë baza e majtë dhe rilindësit nga kupola socialiste ishte: “Sepse ishte mik i kryeministrit, i zgjedhur prej tij”. Atë nuk e njihnin as gjitonët në lagjen; “Karabash”, për vlera të veçuara nga të tjerët, madje dhe ata që e kanë votuar si shumë të tjerë sepse është: “familje e majtë”, e vetmja “meritë e kontribut”, për socialistët dhe progresistët!  Por disa të tjerë thonë se është koha që duhen hapur disa letra në lidhje me “thashethemet” për një lloj mbështetjeje ndaj një kandidati të djathtë, vite më parë për Tiranën, pikërisht kur u ndëshkua edhe vetë kryeministri aktual ?!

Në 4 vitet e parë të “Rilindjes” në Vlorë u ndërtua “Langomarja”, si i thonë dhe shumë vlonjat, nuk është menduar saktë duke  bllokuar aksin e rrugës, dhe thuajse gjithë bizneset në këtë aks, janë të falimentuara. Përgjatë këtyre viteve kronikat e TV lokal kanë transmetuar pamje dhe nga mbjellja dhe rrëzimin e rrapeve të mbjellë në këtë vepër, gati çdo vit, e shoqëruar nga: Oratoria boshe, falsiteti primitiv e demagogjia demode…

Ndërsa ka vijuar falimentimi i bizneseve, po edhe zbrazja e qytetit bregdetar, sepse tashmë është e bllokuar edhe rruga Vlorë- Skelë, për t’u bërë sipas një projekti habitës të “Rilindjes”. Edhe kalimtarët e thjeshtë shqyejnë sytë: “Me zgjerimin, shqyerjen e trotuareve dhe ngushtimin e rrugëve automobilistike, të kthyera, as si rrugët e dhive, nëpër pyllin e qëmoti!” Pra, në këtë rrugë; Vlorë -Skelë, nuk mund të shkojnë as zjarrfikëset dhe ambulancat, e jo më shërbimi i transportit urban.

Në Vlorë është ndërtuar; duke shkatërruar dhe nuk është ndërtuar për të rezistuar. Nuk është marrë paraprakisht pëlqimi i qytetarëve, nëse është në pëlqimin dhe shërbimin e qytetarisë vlonjate kjo rrugë, ky investim, dhe lere pastaj të bëhet një referendum Lokal, ku votat e tij t’i numërojë qytetaria vlonjate dhe jo militantët politikë. Dhe pas këtij referendumi, ideuesit, abuzuesit, projektuesit, ndërtuesit; të përgjigjen…

Para dy viteve, thonë edhe njerëzit e fushës së ndërtimit, përfundoi me një kosto të madhe ndërtimi i rrugës dhe i trotuareve Vlorë- Skelë, por pas dy viteve ia vuri kazmën “Rilindja” këtij investimi, pa llogaritur koston!… Punimet edhe në këto akse rruge si kudo, punohet kuturu, duke bllokuar gjithë aksin dhe jo duke përfituar nga eksperienca e përparuar, evropiane, duke punuar në një bllok e përfunduar atë, duke e kthyer atë në funksionimin normal, dhe jo duke shkatërruar e bllokuar gjithë rrugët.

Ndërsa ristrukturimet, ndërtimet muzeale në lagjen: “Muradie” kanë çuar në varreza gjithë ato biznese dhe qytetarët janë të terrorizuar nga katrahura e nisur 3 vite më parë dhe nuk i dihet fundi se kur do të përfundojë. E gjitha kjo tablo, katrahurë ka firmën dhe vulën  dhe koston e kryebashkiakut, që del çdo ditë për këto “suksese”, të cilat edhe baza socialiste  i përkthejnë në dështime dhe rrënime, që kanë shkatërruar mijëra biznese, jetën e qytetarëve dhe shpresën e pasardhësve.  

Nga brenda kupolës Socialiste dhe të “Rilindjes” e shohin kandidatin e propozuar si; humbësin e merituar edhe nga përllogaritjet, shifrat që flasin me plot gojën dhe i lënë me gojë hapur edhe të verbuarit:

Një tabelë me shifrat e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, e gjetëm edhe në selinë e PS Vlorë. Një ndër koordinatorët, po dhe ekonomistët e fushës së statistikave na ofroi tabelën e zgjedhjeve, me aleancat e vitit 2015 dhe në krahasim me “divorcin” politik të vitit 2019:

1-PS + aleatët, Kandidati D. Leli   -fitoi  32. 254  vota

2-Kandidati  i pavaruri V. Bedini –  “       2. 754    “

3-PD + aleatët G. Deromema         –  “     17. 268     “

Në zgjedhjet e vitit 2015

PS vetëm mori   21.  548  vota

Ndërsa nga Koalicioni, deri më tani janë të deklaruar, të larguar nga aleanca e Majtë:

LSI     “       “        “        5. 431

PDIU  “       “        “        2. 293

FRD    “       “       “            706

A.D.SH,        “       “           114

Etj., etj.            

Shuma e votave:  8544- të rrjedhura deri më tani, pa llogaritur parti të tjera që janë larguar nga “Tepsia” e Rilindjes:

Pra nga 32. 254 – 8544= 23. 710 vota mbeten në “inventarin” e PS në Vlorë.      

Nga përllogaritja e zgjedhjeve të vitit 2015, PS me kandidatin e ricikluar, i janë larguar 8544 vota dhe mbetet me 23. 710 vota.

Po kaq votues, vota të deklaruar nga aleancat e deritanishme, i bashkohen aleancës së Opozitës, pa llogaritur rrjedhjen, firot legale të votave nga vet radhët e “Tepsisë” së PS, për shkak të Abuzimeve, Krimeve, Kanabizimit të Vendit, thellimit të Krizës, Pasigurisë dhe Braktisjes së Vendit etj., etj. Por, një llogari e shkoqur, të cilën e kanë nxjerr edhe analistët e thjeshtë, nga brenda selisë së PS në Vlorë rezulton: Opozitës së sotme i janë bashkuar edhe aleancat e reja, deri tashmë me: 8544 vota.  Pra, PD me aleatët në zgjedhjet vitit 2015 rezultoi me

17. 268 vota dhe i bashkohen tashmë edhe + 8544 vota të cilat shkojnë në 25. 812 – 23 710 = 2012 vota + në inventarin e Opozitës së sotme.

Këto të dhëna referuese dhe krahasuese, nuk flasin vetëm për rikandidimin për kryebashkiak të Vlorës.

Sidoqoftë përllogaritjet kanë saktësinë e shifrave dhe të ndryshimit të aleancave, duke pranuar dhe “firot legale”, plus- minuset e veta, të cilat i analizojnë edhe njerëzit e statistikave, por pa e ndryshuar produktin…