Batërdi skandalesh në Universitetin e Vlorës

3752
U bënë 21 vjet që është hapur Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë dhe si asnjë universitet tjetër publik në vend, madje edhe në ndonjë universitet në vendet e Afrikës, Universiteti i Vlorës nën drejtimin e Albert Qarrit, ka thyer të gjitha rekordet kriminale të korrupsionit dhe falsifikimit të çdo dokumentacioni që ka të bëjë me paratë publike. Kjo metodë kriminale filloi në 2010, vit kur PD këtij individi i dha drejtimin e Universitetit të Vlorës. Bëmat e këtij individi janë të shumta dhe duhen shumë volume por, sot po botojmë disa nga episodet e mekanizmit dhe funksionimit të korrupsionit në Universitetin e Vlorës. Në 2010, një vit para përfundimit të mandatit rektori i atëhershëm Tanush Shaska dha dorëheqjen dhe në këto kushte Ministria e Arsimit shpalli zgjedhjet për pjesën e mbetur të mandatit, pra për një vit për postin e rektorit të këtij universiteti. Natyrisht si në të tilla raste pati shumë kandidatura nga profesorë të nderuar brenda këtij universiteti, por si gjithmonë kur ndërhyn partia në pushtet gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet, kështu u bë edhe me zgjedhjet e atëhershme për rektor. Partia në pushtet PD dhe veçanërisht kryetari i atëhershëm i PD e Vlorës, e nxori vendin e rektorit në ankand ndërmjet dy kandidaturave: profesori i nderuar Vladimir Kasemi dhe Albert Qarri. 

Falsifikatori i vizave

Albert Qarri duke pasur më shumë para pasi e kaluara e tij si falsifikator pasaportash, vizash për jashtë vendit, por edhe si agjent doganier, ia krijoi mundësinë të dilte i pari në “ankandin” për rektor. Nga burime të ndryshme thyhet se, Albert Qarri, ka paguar rreth 200.000 mijë euro për t`u zgjedhur, në krye të Universitetit të Vlorës. Zgjedhjet u zhvilluan sa për formalitet sepse ai e kishte të garantuar fitoren rezultati 99% nga kandidati Albert Qarri s’ka nevojë për komente të tepërta. Qarri, sa mori detyrën filloi spastrimet nga “armiqtë”, Pa asnjë motiv hoqi nga puna Dekanin e Fakultetit të Shkencave Teknike, profesorin e nderuar Eustrat Zhupa, që kishte mbaruar studimet dhe doktoraturën jashtë vendit dhe ishte kthyer këtu bashkë me profesor Tanush Shaskën për të ringritur Universitetin e Vlorës, pasi rektori i atëhershëm Bilal Shkurtaj e kishte kthyer në një çerdhe partie dhe organizatë fitimprurëse, ndërkohë që mjediset universitare ishin bërë në një “shurrore” për njerëzit. Pas shkarkimit nga dekan dhe pushimit nga puna të Eustrat Zhupës, ish-rektori Qarri, hoqi edhe Shefen e Departamentit të Matematikës Neime Pjero, edhe kjo si “armike” sepse kishte punuar me rektorin Shaska. Spastrimet nga grupet “armiqësore” vazhdonin po hidheshin themelet e pushtetit të ri, në postet e përgjegjëseve të departamenteve, dekanëve, në senat, këshill etike etj po vendoseshin njerëz të bindur të partisë, nuk ka rëndësi çfarë kualifikimesh kishin se, dhe rektori formimin baze e ka “Mercolog” dhe kur u zgjodh nuk kishte mare titullin Prof. As, (por si mjeshtër falsifikimesh e falsifikoi edhe atë), rëndësi kishte që të plotësonin kriteret si: servilë apo hajdutë, s’kishte rëndësi mesatarja, rëndësi kishte vetëm t’i paguaje rektorit 7000 mijë deri në 10.000 mijë euro…

Mandati i parë i rektorit

Dhe kështu nisi rrugëtimin e tij, duke patur parasysh se mandate i parë, ishte për një vit dhe pas një viti duhej të zhvilloheshin zgjedhjet e reja për rektore me mandate 4 vjeçar. Në këtë një vit ish-rektori Albert Qarri, nuk bëri asnjë punë në shërbim të universitetit dhe natyrisht as në të mirë të studentëve por, ky mendonte vetëm për rizgjedhjen e tij, dhe çdo gjë e vuri në shërbim të zgjedhjeve. Brenda këtij një viti ai ngriti klanin e tij në universitetin e Vlorës, përgatiti njerëzit që do drejtonin në pozicione të ndryshme, si përgjegjës departamentesh, dekanët, njerëzit e senatit, këshillit të etikës, këshillin e fakulteteve dhe këta të bashkuar rreth liderit të tyre do bënin votat për ta rizgjedhur përsëri rektor. Çdo gjë shkoi sipas parashikimeve, në zgjedhjet e 2011, rektori Qarri, si Enver Hoxha nuk pati kundërshtarë apo rival dhe fitoi me 100% të votave, njerëzit e përzgjedhur prej tij fituar të gjithë sipas kalkulimeve të parapërgatitura.

Mandati i dytë i rektorit

Kështu filloi mandat i dytë i tij. Tani nuk mendohej më për zgjedhjet sepse ishin 4 vjet para, por mendohej vetëm për të zëvendësuar lekët e harxhuara dhe si do të zvëndesoheshin këto? Natyrisht duke filluar korrupsionin, punësimet apo rekrutimet e pedagogëve, të cilat sipas denoncimeve nga kandidatët pretendent duhej të jepje 7000 mijë deri në 10.000 mijë euro. Në redaksitë e mediave ka informacion të mjaftueshëm nga i cili duket qarte se, rekrutimet për staf akademik në universitetin e Vlorës, nuk janë zbatuar procedurat e parashikuara në ligj si, mënyra e dorëzimit të dokumentacionit nga aplikantët, procedurat e ndjekura deri në përzgjedhjen përfundimtare, nuk bëhej shpallje publike që kandidatet jofitues të kishin mundësinë e ankimimit etj, por mbi të gjitha rastet flagrante të punësimit janë kur kandidatët ishin të përzgjedhur që më parë sepse, ishin pedagogë me kontrata të përkohshme dhe kur gjoja futeshin në konkurrim ata merrnin pagën si të punësuar. Pra çdo shpallje për vend të lirë pune është sa për procedurë sepse, fituesi është shpallur që më parë, natyrisht pasi ka bërë pagesën. 

Kriteri i të dashurave të shtetarëve të lartë

Rektori Qarri vendosi edhe një kriter tjetër për punësimet në universitetin e Vlorës, përveç atyre që paguanin 7000 mijë eurot duhej të ishte edhe gruaje apo dashnore ndonjë të “forti”, gruaja apo dashnore ndonjë pushtetar lokale, apo ndonjë prokurori, polici të rëndësishëm me qëllim kur të ketë ndonjë problem me drejtësinë ta mbylli. Punësimet në Universitetin e Vlorës nuk bëhen as me përzgjedhje as me ndonjë kriter të meritokracisë, nuk është marrë asnjëherë parasysh, kriteri i përcaktuar në ligj, mesatarja, mjaftojnë kriteret e mësipërme. Qarri, në rrugëtimin e tij 5 vjeçar si drejtues, nuk mendoj asnjëherë për cilësinë në mësimdhënie nga pedagogët, as për korrupsionin qe kryejnë 95% e pedagogëve duke marrë nga 150-deri 200 euro për provim, jo se ky nuk është në dijeni të këtij fakti por, metoda “Mafioze e picos” është një praktikë e tij, duke bërë paktin me pedagogët hajdutë dhe të korruptuar. Kjo është një praktikë e tij, që nuk e aplikon vetëm ky por, edhe bashkëshortja e tij, edhe kjo pedagoge, e cila është bërë një menaxhere shumë e zonja falë mundësisë që ju dha nga bashkëshorti rektor. Udhëtimet e shumta të kësaj pedagoge jashtë vendit që kur në krye të universitetit erdhi bashkëshorti, janë shembulli më i qartë i korrupsionit, kjo nën justifikimin e konferencave dhe seminareve ka udhëtuar jashtë vendit që prej 2011, praktikisht çdo muaj. A thua që kjo është koka e shkencës, dhe e ftojnë anembanë botës për konferenca dhe seminare? Nga informacionet e shumta që ka siguruara më anë të dokumentacionit lidhur me shpërdorimet e detyrës dhe falsifikimet nga rektori i universitetit të Vlorës, Albert Qarri, bien në sy edhe udhëtimet e shpeshta të tij bashkë me familjen në SHBA dhe Europë, të vërtetuara këto në mënyrë zyrtare nga sistemi TIMS. Gjatë hetimeve që janë kryer nga prokuroria e Vlorës, për rektorin Qarri dhe bashkëshorten e tij Flora Qarri, edhe pse këto hetime çuditërisht janë pushuar duke punësuar në universitet gratë e oficerëve të policisë gjyqësore dhe prokurorëve, tashmë është qartësisht e vërtetuar se Qarri ka përdorur dokumente false për udhëtimet e tij në SHBA dhe më pas për rimburësimet e shpenzimeve të udhëtimeve, sa herë që i duhen ato për të mbuluar një krim, për të cilin ai hetohet, i kthehet zanatit të tij të vjetër të falsifikatorit duke fabrikuar dokumente të rreme vetëm e vetëm për të mbyllur çështjet. Pra mbulon krimin me krim. Udhëtimet e tij dhe familjes së tij jashtë vendit me fondet publike, me parat e universitetit, filluan të shtohen që nga 2011, natyrisht pas rizgjedhjes rektor, shkuarja në SHBA disa herë brenda vitit, kishte një qëllim: Plotësimin e ditëve të qëndrimit atje, sepse, pasi ky ka fituar edhe llotarinë amerikane dhe ligji i SHBA e ka si detyrim shkuarjen dhe qëndrimin atje për një periudhë kohe, me qëllim përfitimin e pasaportës.
Po si justifikoheshin këto udhëtime dhe qëndrime të gjata në SHBA?
Nga dokumentacioni shohim se, për disa udhëtime nuk ka asnjë dokument justifikues, por me interesantja është se, në kohën që ndodhej në SHBA, në kohëshënuesin e universitetit ndodhej në punë pra, në zyrë dhe është paguar me rrogën e plotë, dmth figuronte në SHBA dhe në të njëjtën ditë edhe në Shqipëri, duke thyer kështu të gjitha ligjet e fizikës. Për disa udhëtime të tjera përsëri në SHBA, Qarri ka përdorur dokumentacion të falsifikuar dmth, gjoja universitetet Amerikane i dërgonin këtij ftesa në cilësinë e rektorit të Universitetit që të merrte pjesë në konferenca dhe bashkëpunime ndëruniversitare, dhe kur kthehej, i fabrikonte këto në katin e tretë të universitetit të Vlorës, në shumë raste edhe me një anglishte të mangët, dhe më pas ja paraqiste kancelares dhe shefes së Financës për rimburësim të gjoja shpenzimeve. Shembull i këtyre falsifikimeve janë, disa ftesa në data të ndryshme në vite të ndryshëm, por me flagrante është gjoja udhëtimi në universitetin e SUNY -USA, nga korrespondencat me këtë universitet as që e konfirmonin fare vizitën e prezumuar të rektorit Qarri, për të vazhduar më pas me universitetin e Memphis, këtë universitet e ka përdorur për çdo raste nevoje, edhe këtu ka falsifikuar ftesat dhe firmat e profesorëve të nderuar, të cilët nga komunikimet me ta duke i vënë përpara disa ftesa që mbanin emrin dhe firmën e tyre, por që ato ishin falsifikuar nga ish-rektori universitetit të Vlorës Albert Qarri u shpreh se: “Arsimi shqiptar po drejtohet nga banditë dhe falsifikatorë, që duhet të futen në burg…”. Falsifikimet e ftesave janë faza e parë e operacionit të falsifikimeve, më pas nis faza e dytë ajo e dokumentacionit që dorëzohet në zyrën e financës, rimbursimet e tij nuk janë konform kërkesave të ligjit sepse, nuk mund të rimbursohsh vetëm me një copë letër të shkruar anglisht, pa zbatuar procedurat së pari të përkthimit në gjuhën shqipe dhe më pas noterizimit, që të kryhen rimbursimet. Natyrisht që ky individi i ka kryer këto falsifikime bashkë me kancelaren e atëhershme dhe shefen e financës. Por më flagrantja është kur rektori firmos për të marrë rimbursimet e udhëtimeve të tij, sepse gjoja mungon kancelarja e universitetit, kjo lloj mënyre jo vetëm që përbën vepër penale, por tregon se si përfiton nga financat e institucionit. 

(Vijon numrin e ardhshëm)
Sigal