Bashkia Skrapar hap sezonit turistik, Skrapar 2018

980
Zona e kanioneve dhe fshatrat përgjatë saj kanë potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e një modeli të ri turizmi dhe ne po i inkurajojmë dhe asistojmë fermerët për aplikimin e tij

Bashkia Skrapar do të organizojë nesër, hapjen e sezonit turistik, Skrapar 2018 – Aktiviteti do të ketë si pjesë të tij dhe panairin e Produkteve Tipike bio të trevës të Skraparit dhe degustimin e produkteve të tij, kuzhinës tradicionale. Në aktivitet do të marrë pjesë Presidenti i Republikës Ilir Meta , Ambasadori i Kuvajtit, Kines. Sërbisë, Sllovakisë dhe Polonisë. Hapja e sezonit turistik këtë vit do të finnacohet nga Projekti TAP dhe Fondacioni “Besa”. Turizmi në Skrapar e ka humbur statusin e një turizmi stinor, të lidhur vetëm me disa muaj rafting në varësi të nivelit të ujit. Vizioni i Kryetarit të Bashkisë, Nesim Spahiu për ta shndërruar Skraparin në një destinacion turistik rezultoi shumë i efektshëm. Në funksion të këtij vizioni u ndërtua dhe strategjia mbështetëse. U implementuan me sukses disa projekte; si Plani i Zhvillimit Territorial në vitin 2013 në bashkëpunim me disa ekpertë italianë që solli si produkt të tij projektin “Devops”, Zhvillimi i Mundësive për Promovimin e Skraparit, krijimin e vendeve të punës për gratë dhe të rinjtë. Ky projekt realizoi infrastrukturën, plotësisht të munguar në zonë; si sinjalistika, investimet në destincionet turistike, promovimin, bashkëpunimi me projektin TAP dhe fondacionin amerikan “Adrion” mundësuan ndërtimin e disa pikave panoramike shumë të bukura mbi kanione. Këto investime kanë shumëfishuar numurin e turistëve duke e çuar atë, në 100 mijë turistë në vit. Sot në Skrapar nuk vjen vetëm turisti që bën rafting, por vjen dhe ai i interesuar për merhikin, treeking, shëtitje me biçikletë, aktivitet në natyrë dhe, mund të themi me plot gojën, që Skrapari ka fituar statusin e një turizmi gjithëvjetor. Aktualisht bashkia po implementon një projekt tjetër: “Udhëto sipas mënyrës tende”, në partneritet me bashkitë Gjirokastër, Berat dhe Përmet për oferta turistike që pritet të testohen vitin që vjen dhe, që sipas parashikimeve, numri i turisteve pritet të trefishohet. Po punohet drejt një tjetër qasjeje tjetër, asaj drejt modelit “Guest House”, e cila do të jetë dhe e ardhmja e Skraparit dhe zhvillimit të tij nëpërmjet zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm. Zona e kanioneve dhe fshatrat përgjatë saj kanë potenciale të jashtëzakoshme për zhvillimin e këtij modeli dhe ne po i inkurajojmë dhe asistojmë fermerët për aplikimin dhe përfitimin e skemave financuese. S. G.
Sigal