Bashkia ka nisur punimet për zgjatjen e bulevardit kryesor të Tiranës

484
Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për zgjatjen e bulevardit kryesor të Tiranës. Bulevardi “Zogu I” i kryeqytetit do të zgjatët drejt Paskuqanit. Edhe më herët kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, ishte shprehur se projekti për zgjatimin e bulevardit do të rifillonte.
“Do të ketë një rikthim të ri të bulevardit të Tiranës, duke e zgjatur atë me më shumë hapësira të gjelbëruara dhe larg betoneve” –ishte shprehur Veliaj.  Kostoja e punimeve të Projektit të Bulevardit të Tiranë është 26 milion euro.
Sigal