Bashkia e Shkodrës vazhdon traditën, organizon edhe sivjet aktivitetin “Pulti n’ Fest”…

441
Sigal

Vazhdon tradita e aktivitetit “Pulti n’Fest”, traditë kjo e rrënjësuar në vite nga banorët e zonës dhe e mbeshtetur tashmë çdo vit nga Bashkia e Shkodrës. Aktiviteti u përshendet nga Arben Gjuraj, nënkryetari i Bashkisë Shkodër i cili shprehi vleresimet e tij për mikpritjen, traditat dhe mrekullitë natyrore të zonës së Pultit. Gjithashtu, Tom Marku administrator i Njësisë Administrative Pult, përshendeti të pranishmit duke theksuar rëndësinë e promovimit të Pultit, produkteve, natyrës e të gjithë historisë së lavdishme të kësaj zone.

Zgjodhëm pikërisht Gjurajt e Planit, aty ku ngrihet memoriali i Dëshmorëve të Dukagjinit, rënë në luftë me pushtuesit malazez në vitin 1915. Përfaqësues të Bashkisë së Shkodrës, familjarë të deshmorëve e përfaqësues të komunitetit vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe për ata burra që dhanë jetën dhe që sot pas 105 viteve na bëjnë të ndjehemi krenar.

Takimi dhe kuvendimi me banorët e Pultit, është një kënaqësi e veçantë. Ato janë të drejtpërdrejtë, flasin hapur dhe me një mençuri që duket se buron natyrshëm, ashtu si uji i ftohtë i lumit të Kirit që përshkon të gjithë zonën.

Një natyrë mahnitëse, njerëz të mrekullueshëm dhe mikpritës, bartës e përcjellës të traditave qindra vjeçare, këtë shpalosi Pulti dhe banorët e tij në vazhdim te një tradite që do të vazhdojë gjatë nga Bashkia e Shkodrës.