Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ Bashkia e Korçës vlerësohet me çmimin “Shqiponja e Artë”

192
Sigal

Një traditë e panairit është edhe vlerësimi i personaliteteve të ndryshme, në politikë, në biznes dhe kulturorë. Luan Muhametaj, President i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës “Klik Ekspo Group”, vlerësoi personalitetin e këtij viti, Bashkinë e Korçës. “Është kënaqësi që panairi ka në qenezë të saj një medalje “Shqiponja e Artë”, ku janë vlerësuar personalitete si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ministër mbrojtje, kryeminisitra, e të tjerë. Grupi i UFI ka bërë një vlerësim për dy vjet, dhe ka shpallur Bashkinë e Korçës me medaljen “Shqiponja e Artë”, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik kulturor dhe promovimin e vlerave të qytetit të Korçës”, tha Muhametaj.

Medalje një vepër arti prej argjendi dhe ari, ju dha kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, gjatë ceremonisë së hapjes së panairit. Filo u shpreh i vlerësuar për çmimin dhe për kontributin e dhënë qytetit të Korçës. “Në vitet e fundit, Korça ka njohur një zhvillim të jashtëzakonshëm në disa sektorë, ku kryesori pa dyshim është turizmi, duke u shndërruar atë në një prej qendrave kryesore turistike të Shqipërisë, të festimeve të ndryshme me kontribut të shumë faktorëve, ku është edhe puna e bashkisë të qytetit në drejtim të orientimit të investimeve të ndryshme që t’i shërbejnë jo thjesht përmirësimit të cilësisë së jetës të qytetarëve të Korçës, por edhe për ti dhënë këtë dimension të ri të zhvillimit ekonomik të qytetit, siç është turizmi”, u shpreh kryetari i Bashkisë Korçë.

Duke shtuar se Korça është pjesëmarrëse në këtë panair të rëndësishëm, me 28 vjet histori, i cili ofron pika takimi midis ofruesve të shërbimeve dhe blerësve te tyre, dhe në pozicionin e blerësit shprehu interesin për të vizituar stendat e kompanive shqiptare, por edhe ato të rajonit e më gjerë. “Në cilësinë e ofruesit kam kënaqësinë të prezantoj qytetin e Korçës, kryesisht dimensionin e tij turistik, por jo vetëm. Gjithashtu, vlerësoj organizatorët për qasjen e trendit botëror, të përqafimit të teknologjisë, ku mes të tjerave Filo vlerësoi se Korça ka bërë zhvillime të rëndësishme në këtë fushë.