Basha shtron iftar për Natën e Kadrit

423
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shtroi iftar për të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit. Basha tha se në këtë natë të madhe le të merren vendime të rëndësishme për të bërë më të lehtë jetën e qytetarëve. “Falënderoj besimtarët, që kanë agjëruar në këto ditë të nxehta të verës. Qoftë i pranuar agjërimi i tyre, qofshin të pranuara lutjet e tyre dhe shërbefshin lutjet e tyre për një shoqëri më të drejtë, më bujare dhe më solidare”.
Sigal