Basha dhe Rama në Sukth për të parë nga afër situatën

342
Kryeministeri i vendit Edi Rama dhe kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë qenë ditën e sotme në Sukth të Durrësit ku kanë parë nga afër situatën e krijuar atje.
Kryeministri Rama ka thënë se sapo uji filloi të përmysë tokat dhe banesat, institucionet i kanë ardhur në nidhmë banorëve, ndërkohë që me mjetetet e Ministrisë së Mbrojtjes ka nisur edhe evakumi i tyre.
Rama ka shtuar se për këtë situatë ka angazhim maksimal ndëkrohë që kjo përmbytje ëhstë faturë e 25 viteve nga ndërtimet kuturu.
Ndërkohë, kryedemokrati Lulzim ka folur për çështjen e përmbytjeve në vend. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Basha ka sqaruar situatën në të cilën jetojnë banorët atje.
Nga Sukthi i Durrësit, Basha është shprehur se situata vijon që të përkeqësohet, pasi lumi Erzen ka dalë nga shtrati.
Në një inspektim nga ky rajon, Basha ka theksuar se niveli i ujit në këtë zonë e kalon kuotën e 1.5 metrave, ndërkohë që janë të përmbytura 1200 familje.
Ja statusi i Lulzim Bashës në Facebook.
Në Sukth ku Erzeni ka dalë nga shtrati duke përmbytur mbi 1200 familje. Niveli i ujit në shumë raste mbi 1,5 metër. Gjendja vazhdon të përkeqësohet.