Basha, 4 herë më shumë audiencë se Rama në rrjete sociale

328
Sigal

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka pasur një audiencë dukshëm disa herë më të lartë gjatë daljes së tij në emisionin Opinion, se rivali i tij Edi Rama, kryeministër.

Sipas një vëzhgimi të 60-të minutave të para të daljeve respektive në rrjetin social Facebook, Basha ka arritur shifrën e 8.1 mijë shikimeve online kundrejt 2.2 mijë që ka Edi Rama.

Kryeministrin nuk ka arritur ta ndihmojë as faqja e kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj e cila megjithëse numëron më shumë se 550 mijë profile, Ramën nuk e kanë ndjekur më shumë se 149 persona.

Por nuk është çudi që ndjekësit e Veliajt ose të jenë profile fake, ose njerëz që kërcënohen me vendin e punës në rast se nuk shpërndajnë apo komentojnë postimet e tij.