Bari – Durrës, sot paradite mbërritën katër tragete me 3243 udhëtarë

884
Të premten paradite në portin e Durrësit kanë mbërritur katër tragete me udhëtarë nga Bari (Itali), ndërsa pasdite pritet edhe një traget tjetër nga Ankona. Falë bashkëpunimit mes institucioneve që operojnë në hapësirën portuale, udhëtarët dhe automjetet janë përpunuar në një kohë shumë të shkurtër. Burime nga Dispeçeria Portuale bënë të ditur se tragetet e ankoruar në Terminalin përkatës kanë sjellë 3243 udhëtarë dhe 925 automjete gjithsej. Mjetet e mëdha lundruese janë ankoruar njëri pas tjetrit nga ora 07.40 – 09.20.
Nga të dhënat e Dispeçerisë mësohet gjithashtu se bashkë me të rriturit kanë udhëtuar edhe 200 fëmijë të moshave të ndryshme, ndërsa 104 prej automjeteve kanë qenë autobuzë, mikrobuzë, kamionë dhe trajlerë. Numrin më të madh të udhëtarëve e kanë transportuar tragetet “Rigel II” dhe “Rhapsody”, me përkatësisht 1101 dhe 912 udhëtarë. Sot pasdite pritet të mbërrijë nga Ankona trageti “AF Marina”.
Sigal