“Barbon je ti, ne nuk pastrojmë paratë e shefit…”, fermerët i kthehen Gjergj Lucës

395
Sigal

Gjergj Luca, i konsideruar si një nga oligarkët e preferuar të qeverisjes së Edi Ramës, një ditë më parë nuk nguroi që ti konsideronte fermerët si barbona, një term fyes dhe përçmues.

Luca iu referua protestave të fermerëve, që prej disa ditësh kërkojnë një mbështetje, pasi prodhimet e tyre po kalben.

Në reagimin e tij, Luca i konsideron gjithashtu fermerët mosmirënjohës, pasi sipas tij ata kanë marrë mbështetje nga Qeveria.

Por në përgjigje të Lucës kanë reaguar vetë fermerët.

“Nje pyetje kam per Gjergjin, qe i quan fermeret barbona: Sa para i ke borxh firmes italiane te prodhimit te litareve te peshkimit? Jam një nga ata fermerët që kam protestuar. A e di se je në listën e biznesmeneve italian si Barbon?”, shkruan Alban Çakalli në Facebook.

Ndërsa fermeri, Ervin Resuli, duke i kthyer përgjigje Lucës i thotë se ku do të konkurojnë “barbonat” me vendet e tjera të Rajonit, duke pasur parasysh nismën e preferuar të Edi Ramës, “Open Ballkan”.

Resuli shkruan se fermerët janë të vetmit që punojnë dhe nuk marrin atë që meritojnë, pse? Sepse nuk pastrojnë paratë e askujt, duke thumbuar Lucën, por ndoshta ky i fundit as kësaj nuk do t’i përgjigjet.

“Te degjoje sot elozhet per shefin dhe shefen e tij eshte per te ardhur keq se ku e kane ulur koken sot sipermarrsit tane. Ngreme gjithmone pikpyetje pse te huajet nuk preferojne Shqiperine per investime? E thjeshte nuk lepihen dot! Po e degjoja me vemendje se mos thoshte dicka per paketen fi*skale qe eshte bere si leter higjenike, ku ne 4 vjete esht nderruar 6 here. Jo asnje fjale… As per fermeret/blegtoret shqiptare qe jane me te diskirminuarit e rajonit, imagjeno do te konkurojne ne OPEN BALKAN. Z.Luca ne “barbonat” e bujqesise nuk pastrojme lek, lavatricet tuaja qe pastrojne leket e shefit duhet mbeshtetur!,”-shkruan Resuli.