Banorët në Marinzë protestojnë kundër mbetjeve: Po na vdesin fëmijët

547
Depozitimi i mbetjeve të Bashkisë së Roskovecit në një fushë pak metra nga zona e banuar ka irritur banorët e Marinzës. Ata kërkojnë largimin e plehrave të cilat digjen në ambient të hapur, duke shtuar se veç ndotjes, po përhapen dhe infeksione. Qindra banorë të zonës së Marinzës kanë protestuar para fushës së grumbullimit të mbetjeve urbane që është në hyrje të fshatit.
Të revoltuar banorët thonë se era e djegies së plehrave është e padurueshme, ndërkohë që fëmijët kanë filluar të vuajnë pasojat duke u prekur nga infeksionet. “Ajri është shumë i keq, vinë dhe kafshë të ngordhura përplasen këtu brenda, nuk mundet të jetojmë dot më. Fëmijët tanë janë me karbon në gjak. Nëse doni tu sjellim dhe analizat që ti shikoni. Fëmijët e mi po vdesin nga era e plastikave, e kermave”.
Sigal