Banorët në Durrës në protestë: Kemi frikë të kthehemi të jetojmë

308
Sigal

Teksa ka filluar rindërtimi dhe po ndahen grandet për të mbështetur të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, ka ende qytetarët që nuk janë të qartë për gjendjen e pallatit të tyre. 60 familje të cilët kanë jetuar aty prej 15 vjetësh nuk e dinë nëse banesa e tyre ka nevojë për restaurim apo duhet të ndërtohet nga e para. Të mbledhur para bashkisë, ata thonë se kanë frikë të kthehen aty. “Jemi një pallat prej 60 familjesh dhe i cili është shpallur i pabanueshëm. Në akt ekspertizën e ekspertëve të bashkisë është kërkuar analizë e thelluar e strukturave të pallatit një gjë që nuk është bërë. Një tjetër qytetare thekson se ka tetë muaj që pallati është në këtë gjendje dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. “Dëmet sipas nesh është shumë le të vijnë dhe ta shikojnë”, shprehet një tjetër banor. Sipas një tjetër qytetari thekson se nga tre grupe që kanë ardhur askush nuk ka thënë të njëjtën gjë. Këmbëngulin për një akt-ekspertizë më të thelluar. Banorët pretendojnë se pallati nuk i nuk ka një vlerësim real të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit vitin e kaluar. Për këtë arsye kërkojnë ekspertizë të thelluar nga ana i Institutit të ndërtimit. Nga bashkia iu është thënë se pallati është dëmtuar dhe ka nevojë për riparim, ndërsa i kanë ftuar banorët që të aplikojnë dhe të marrin dëmshpërblimin për të riparuar dëmet. Por banorët nuk i janë përgjigjur kësaj thirrje.