Banorët e ‘Unazës së Re’ rrethojnë Drejtorinë e Policisë së Tiranës, situatë e tensionuar

197

Banorët e Unazës së Re kanë rrethuar në këtë moment Drejtorinë e Policisë së Tiranë, ndërkohë që forca të shumta policie me pajisjet më të fundit janë vendosur përvballë tyre në një kordon sigurie.

Banorët kanë lëshuar thirrje “Lironi çunat” ndërkohë që në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe ish-deputetë të opozitës. Gjendja në këto momente duket shumë e tensionuar përballë Policisë së Tiranës.