Banorët e Rinasit protestojnë prej dy ditësh, kreu i ARRSH-së: Le të përdorin rrugicat, s’ka zgjidhje! Me rëndësi ata që duan të kapin avionin

125
Sigal

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, banorët e Rinasit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar vendimin e ARRsh-së që rruga të bëhet me një sens lëvizjeje.

Ata kishin paraqitur kërkesë në policinë e Krujës dhe sot kanë bllokuar rrugën për gati dy orë. Mirëpo, banorët janë përballur me dhunën e policisë së shtetit që kishte marrë urdhëra të prera për prishjen e protestës.

Banorët e Rinasit protestojnë për devijimin e rrugës, pasi ata do u duhet të harxhojnë shumë më shumë para dhe kohë për të kryer shërbimet më minimale në zonë.

Sipas tyre ata duhet të bëjnë 20 kilometra për të dërguar fëmijët në shkollë apo edhe për të shkuar tek varrezat e fshatit.

Kujtojmë se vendimi për devijimin e rrugës së Rinasit u mor pak ditë më parë nga ARRSH, por duket se kjo ide ka qenë e pamenduar mirë.

Lidhur me këtë situatë, Kreu i Autoritetin Rrugor Shqiptar, Evis Berberi në një deklaratë për mediat tha se ato kanë bërë zgjedhjen e duhur. Berberi tha se mbas sezonit turistik do të ketë një zgjidhje përfundimtare.

Ai shprehet:

Kemi bërë një zgjidhje të mirë të lëvizjes së trafikut. Pengesat më të mëdha janë për ata që humbin avionin duke lejuar përdorim një sens. Ka rrugica që mund të përdoren nga komuniteti aty për të lëvizur. Ka fluks trafiku per shkak te turisteve te shumte, do shtohet me 30% fluksi. Mbas sezonit do ketë zgjidhje definitive.