Banorët e larguar nga tërmeti, UKD: Ja si të pezulloni falas kontratat për ujin

478
Sigal

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t’i pezullojnë kontratat e furnizimit me ujë me UKD duke filluar që nga ky muaj.

UKD bën me dije se pezullimi i kontratës do të jetë falas (ndërkohë që më parë ky veprim kushtonte 2000 lekë).

Për pezullimin e përkohshëm të kontratës abonentët duhet të paraqiten personalisht pranë zyrave të UKD-së dhe të kenë me vete librezën e ujit dhe kartën e identitetit. Afati për pezullimin e kontratave është deri në 31 janar 2020.

Në lidhje me pagesën e faturës për muajin nëntor, UKD njofton se nuk do të aplikohet kamatë në rast të vonesës nga ana e qytetarëve, duke pasur parasysh problemet e shfaqura nga pasojat e tërmetit.