Banorët e Këlcyrës i venë kyçin Bashkisë, punonjësit s’paraqiten në punë

448
Sigal

Banorët e Këlcyrës janë sot në ditën e 5-të të protestës së tyre pasi refuzojnë projektin e “Rrjetëzimit të Pedonalaes” që do të ndërtohet në këtë qytet.

Sipas banorëve ky projekt prish 28 banesa dhe shumë familje ngelen në qiell të hapur. Banorët kërkojnë nga bashkia që të njihen me projektin dhe kërkojnë anullimin e tij pasi nuk janë dakord me dëmshpërblimet që pritet të marrin.

Protesta e sotme e tyre ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm dhe ata kanë qëndruar para bashkisë. Banorët i kanë vënë kyçin derës së bashkisë me qëllimin që mos lejojnë punonjësit e bashkisë të futen në zyrat e tyre dhe kanë pasur edhe debate me policinë. Por punonjësit e bashkisë nuk kanë shkuar në punë ditën e sotme.

Nesër në orën 11:00 ata do të zhvillojnë edhe protestën sipas tyre më të madhe ku do të ketë përfaqësues të forcave politike dhe do të bllokojnë rrugën.