Banorët e fshatit Gur i Bardhë ndihen të kërcënuar nga ndërtimi i dy hidrocentraleve në zonën e shpallur nga qeveria si një ndër 100 fshatrat turistike. Në një proteste kundër HEC-eve banorët thonë se ky projekt do të shkretonte të gjithë fshatin dhe paralajmërojnë se do ta mbrojnë ujin me çdo çmim.
Resurset e mëdha të zhvillimit të agroturizmit e kanë bërë qeverinë ta përzgjedhë këtë zonë si një ndër 100 fshatrat turistike ndaj banorët thonë se mbeten në pritje të investimeve në turizëm e jo të ndërtimit të hidrocentraleve apo guroreve.