Banorët e Dropullit të Sipërm protestë: Mungon transporti urban, nuk kemi me çfarë të lëvizim

224
Sigal

Banorët e fshatrave të thellë malorë të Dropullit të Sipërm janë grumbulluar sërish në qendër të fshatit Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik.

Ata ankohen se linja e transportit urban nuk i përshkon këto fshatra duke detyruar banorët, mosha mesatare e të cilëve është 70 vjeç, të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër-Dropull.

500 banorë të këtyre 14 fshatrave përballen çdo ditë me problematika shqetësuese.

Përveç mungesës së transportit urban nëpër fshatra, ata ankohen edhe për ndërprerje të energjisë dhe mungesë të shërbimeve.