Sigal

Banorët e Astirit mbrëmë, në ditët e 66-të të protestës së tyre, kundër planit të qeverisë për të prishur shtëpitë e tyre, pa u dhënë dëmshpërblim të plotë, ndryshuan  “kursin” e protestës së tyre. Ata marshuan mbrëmë drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Banorët protestuesë të “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re mbajtën me vete disa pishtarë.  Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.