Banorët e Astirit brenda oborrit të komisariatit: Lironi çunat

560
Sigal

Situata e tensionuar tek “Astiri” është zhvendosur pranë ambienteve të komisariatit nr.6 të policisë së Tiranës, aty ku janë shoqëruar 4 prej protestuesve, që tentuan t’i bllokojnë rrugën kryeministrit Rama te Unaza e Re. Mes të shoqëruarve ndodhet edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Banorët i afrohen komisariatit dhe hyjnë në oborr. Ata dëgjohen teksa brohorasin “Lironi çunat” dhe “ky është gjenocid”.

Brenda komisariatit në këto momente mësohet të ketë hyrë për të folur edhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.