Azilkërkuesit, EUROSTAT: 8 mijë kërkesa nga Shqipëria në 6 muaj

453
Sigal

8305 shqiptarë kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian, vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në raportin e fundit në EUROSTAT, zyrës Evropiane të Statistikave, Shqipëria është e dyta në rajon për numrin e lartë të zilkërkuesëve.

Analizat e të dhënave tregon se, nga vendet e rajonit, lider në kërkimin e azilit është Serbia me 10585 kërkesa pastaj është Shqipëria me 8305 kërkesa, Kosova me 2 460 kërkesa për azil dhe Maqedonia 4280 kërkesa.  

Megjithatë, më shumëkërkesa për azil në 6 mujorin e parë të vitit kanë arritur nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika : Siria, Eritrea dhe Afganistani, ndërsa më pak, nga Maroku.

Siria            37 885
Eritrea         14 150
Afganistani   14 165
Maroku        1 885


Numri i përgjithshëm i azilkërkuesve në 6 muajt e parët të vitit është 230 300. Sipas zyrës Evropiane të Statistikave, numri i azilkërkuesve është rritur në tremujorin e dytë për 22%. Pjesa më e madhe e kërkesave për azil i adresohen Gjermanisë, Suedisë, Francës dhe Italisë.