Azilkërkuesit e rremë, ambasadori britanik: Do përballen me burgun

520
Të gjithë azilkërkuesit e rremë por edhe personat që i mashtrojnë me argumentin e gjakmarrjes me qëllim përfitimin e azilit, do të përballen jo vetëm me kthimin në atdhe por edhe me burgun.
Sigal

Këtë deklaratë lëshoi nga Shkodra Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicolas Cannon, gjatë takimit kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Sipas tij, lëshimi i vërtetimeve është kthyer në një industri.

Trafikimimi i qënieve njerëzore është një krim. Ata që e organizojnë, bëhen pjesë e tij apo përfitojnë meritojnë dënime të rënda. Por ky krim paraqetet dhe forma të tjera. Shumë shqiptarë, veçanërisht gra kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar duke kërkuar azil si viktima të trafikut të qënieve njerëzore, në disa raste pretendimet e tyre janë të vërteta, por në pjesën më të madhe të tyre kanë qenë të rreme.

Një tjetër burim i kërkesave të rreme për azil është shfrytëzimi për qëllime azili i gjakmarrjes. Ka një nuëmr organizatash dhe ndonjëherë edhe autoritete lokale në Shqipëri që e kanë kthyer në një industri fitimprurëse mbështetjen e pretendimeve të rreme për përfshirje në gjakmarrje. Nuk është më e besueshme për Europën Perëndimore që Shqipëria si një vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE të jetë e zhytur në gjakmarrje.

Autoritetet britanike të emigracionit janë të vendosur të dekurajojnë këtë lloj mashtrimi dhe po i hetojnë këto pretendime me kujdes të madh. Ata të cilët bëjnë kërkesa falls për azil ose ndihmojnë të tjerët për këto pretendime nuk rrezikojnë vetëm dëbimin nga Britania, por hetim nga ana e policisë deri në burgim”, u shpreh ambasadori britani.

Edhe zv/Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, paralajmëroi abuzuesit me vërtetimet e gjakmarrjes se do të përballen me ligjin.

Në takimin e organizuar nga Ministria e Brendhshme, ishin të pranishëm studentë të Universitetit të Shkodrës si dhe Drejtori i Policisë, Lorenc Panganika.<