“Axhenda e Rilindjes, vidh-shpopullo”, Meta akuza të forta qeverisë: Shtëpia e tyre s’është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët

92
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ashpër qeverinë Rama, ndërsa theksoi se misioni i Rilindjes është vidh dhe shpopullo.

“Jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat tuaja. Jeni ju që keni të drejtë ti kërkoni llogari deri në një këtyre zyrave se e mbani qeverinë me taksat. Jeni ju që e keni të drejtën të shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj vjedhin Atdheun, siç bën Rilindja. Rilindja ka një axhendë, vidh, shpopullo. Premtoi qeverisje me duar të pastro por sot jemi vendi i parë për korrupsion. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, në emirin tuaj.”, tha Meta.