Avokati Popullit dhe Drejtoria e Burgjeve trajnim për të drejtat e njeriut në privimin nga liria

772
Ditën e sotme u zhvillua një aktivitet i përbashkët i Institucionit të Avokatit të Popullit, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe shoqatës “Përthyerje”me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të viktimave të Torturës, siç njihet 26 Qershori. Në aktivitet morën pjesë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bledar Skënderi, Drejtorët e disa IEV Penale, Drejtoresha e Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës, znj. Jorida Rustemi, drejtoresha e shoqatës “Përthyerje” znj. Marinela Sota etj. “Jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim dhe vëmë re se tashmë Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka vetëm një rol kritikues, por edhe bashkëpunues me sistemin e burgjeve, gjë që lehtëson punën tonë të përbashkët drejt përmirësimit të kushteve dhe trajtimit me dinjitet të personave të privuar nga liria.”- u shpreh Zv/Drejtori i Burgjeve.
Në aktivitet ishte i pranishëm edhe stafi i disa IEV Penale, që janë trajnuar në kuadër të Projektit “Përmirësimi i të drejtave të njeriut në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Shqipëri”, të cilët sot u certifikuan për njohuritë e marra. Projekti i mundësuar nga Programi Danez i Fqinjësisë, ushtri përgjatë muajve tetor 2014- prill 2015, ku u përfshinë Drejtorët dhe stafet e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në të gjithë vendin, gjithsej 170 persona. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe Shoqata “Përthyerje” kanë patur një bashkëpunim shumë të frytshëm, që do të vazhdojë. Në këtë projekt u dhanë njohuri për të bërë dallimin mes përdorimit të forcës dhe dhunës, si dhe njohjen e të drejtave të njeriut në kushtet e privimit të lirisë.”- theksuan drejtueset e institucioneve Rustemi dhe Sota.
Procesi i trajnimeve filloi në muajin tetor 2014 në ambientet e Institucionit të Veçantë Shëndetësor të Burgjeve (IVSHB) në Tiranë me Drejtuesit eI.E.V.Penale në rang Shqipërie. Në të morën pjesë 16 drejtues të I.E.V. Penale dhe 9 përfaqësues nga Sektori i Trajnimeve të DPB- së. Në vijim, në muajt nëntor- dhjetor 2014 dhe mars- prill 2015 u zhvilluan 5 trajnime rajonale dy-ditore, në IVSHB, IEVP Elbasan, Fushë- Krujë, Instituti i të Miturve Kavajë dhe Vlorë, prej të cilave përfituan 150 punonjës staf të IEVP-ve “Mine Peza”, “Ali Demi”, “Jordan Misja”, Vaqarr, Korçë, Elbasan, Peqin, Fushë-Krujë, Shën Koll,Krujë, I.M. Kavajë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje, Berat, Tepelenë dhe Vlorë. Trajnimet kishin si prioritet rritjen e njohurive mbi të drejtat e njeriut në burgje dhe paraburgime, me qëllim garantimin e respektimit të tyre dhe eliminimin e çdo forme të dhunës, torturës, të trajtimit çnjerëzor e degradues. Po ashtu, përmirësimin e njohurive mbi Institucionin e Avokatit të Popullit dhe rolin e tij si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës. Në trajnim u bë i mundur informimi mbi mekanizmat e tjerë mbikëqyrës, si dhembi Konventat e ratifikuara për sigurimin e respektimit të të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe më gjerë. 
Sigal