Avokati për OFL, është një dështim total

79

Operacionin “Forca e Ligjit” avokati Saimir Vishaj e sheh si një nismë të dështuar. Në një prononcim mediatik, Vishaj theksoi se kalimi i kompetencës tek SPAK u bë për ta sfumuar si operacion.

“OFL-ja është dështim. Është një dështim total, unë nuk e di, vetëm një  jurist nuk e ka përpiluar këtë akt sepse ishte një akt me karakter administrativ që na prodhon efekt procedurial në gjuhën terminologjike, profesionale. Ndërsa ju dha për kompetencë SPAK-ut me një qëllim të caktuar për ta sfumuar. Për ta mbytur. Nuk mund të merret SPAK-u me një vjedhje që nuk e ka në kompetencën e vetë, nuk mund të merret SPAK-u me një shfrytëzim prostitucioni, nuk mund të merret SPAK-u me një vrasje për të bërë subjek persona që kanë përfituar një shtëpi ose një makinë 2 milionë lekë.”

Sipas Saimir Vishajt, SPAK nuk mund të hetojë çështjet e OFL, por duhet të merret me “kokat”. Ai tregoi edhe një shembull sesi subjektë të OFL janë bërë edhe persona për shuma të vogla parash.

“Unë kam në dorë sot një nga Gramshi i cili është bërë subjekt i OFL-së për një “Benz” me vlerë 200 mijë lekë të reja ose 2 milion lekë të vjetra, ku shpenzimet proceduriale për një proces venë 3 milionë lekë.  Pra në gjithë botën ku shpenzimet proceduriale janë më të mëdha se dëmi nuk ka fakt. Aq më tepër të gjitha cështjet e OFL-së i janë adresuar SPAK-ut i cili ose do të hetojë apo do të gjykojë jakat e bardha për të cilën ne shpresonim fillimisht ose do hetoj, do gjykoj edhe për 5.000 leke apo 10.000 lekë që i jep policit gjë që po ndodh sot. Por në fund fare ky është ligji për spakun nuk është faji i prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut, të cilët brenda një jave kanë gjykuar 2 cështje për 1.000 lekë të reja. Dmth një subjekt i procedimit penal që i jep 1.000 lekë policit quhet korupsion, apo një 5.000 lekshe e një kujdestari të një konvikti quhet korupsion dhe vlera proceduriale shkon në 2-3 milion lekë të vjetra për një 1.000 leksh ose 10.000 lekë të vjetra që edhe dënohet pastaj. Është e tëmerrshme. Është e tmerrshme kjo që po ndodh por është faji i ndryshimeve emergjente që duhen në Kodin Penal apo në kompetencat e SPAK-ut.”