Avokati i Prengës: Hetimi nuk është i drejtë

487
Në përfundim të seancës së drejtuar nga Artan Broci u vendos që deputeti Prenga të qendronte në burg. Prenga akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”, “armëmbajtje pa leje” dhe “kanosje”. Ai u përplas me armë me disa pjesëtarë të familjes Cali në Laç. Avokati i Prengës deklaroi se arrestimi i klientit të tij është joligjor dhe do t’i shkojë deri në fund çështjes. “Nuk mund ta paragjykojmë gjykatën, por nuk justifikohet qëndrimi i klientit tim në burg në bazë të provave. Duhet të ishte i lirë. Hetimi nuk është i drejtë, nuk është ligjor dhe është i njëanshëm”, tha avokati i Prengës pas daljes nga gjykata. 
Sigal