Avokati i Popullit, priti sot znj. Sarah Sewall nën Sekretaren për Sigurinë Civile, të SHBA

565
Avokati i Popullit, zoti Igli Totozani priti sot, datë 18.05.2015, Nën Sekretaren për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut të Departamentit të Shtetit SHBA-ve, znj. Sarah Sewall, e shoqëruar nga një delegacion dhe ambasadori, zoti Donald Lu. Në fjalën e saj zonja Sewall shprehu vlerësim maksimal për rolin dhe punën e kryer deri tani nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke inkurajuar zotin Totozani për të vazhduar punën me të njëjtin përkushtim në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Nën Sekretarja për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Sarah Sewall u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me institucionin e Avokatit të Popullit dhe siguroi z.Totozani që do të mbështesin punën e bërë nga ky institucion. Avokati i Popullit, z.Igli Totozani pasi dha një panorame të punës së institucionit dhe të problemeve kryesore që lidhen me gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, shkëmbeu pikëpamjet e tij mbi çështje të caktuara me znj. Sewall. Në fund të takimit, z.Totozani falenderoi znj. Sarah Seëall për vizitën mbështetjen dhe vlerësimin që Departamenti i Shtetit ka për punën e institucionit që ai drejton. Zoti Totozani e siguroi për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm që do të ketë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Departamentin e Shtetit, si dhe vazhdimin me të njëjtin përkushtim të aktivitetit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri
Sigal