Avokati Goxhaj reagon në lidhje me shqiptarët e braktisur në kufi: Si ato skenat me policët sllavo-maqedonas me shkop gome…

313
Sigal

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar në lidhje me shqiptarët e braktisur në kufi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Goxhaj shprehet se kjo është kriminale dhe një turp i madh.

“Si ato skenat me policët sllavo-maqedonas me shkop gome që pengonin futjen e shqiptarëve të Kosovës në 1999 se thonin s’kemi ku i mbajmë”, -shprehet avokati Goxhaj.

Ja reagimi i plotë:

Ky është krim dhe turp kombëtar që nuk mbulohet dot nga lëpirjet duke fshehur pas humanizmit të 30 mjekëve në Itali!

Në cilin vend të Planetit janë trajtuar kështu shtetasit e vet në kufi? Si ato skenat me policët sllavo-maqedonas me shkop gome që pengonin futjen e shqiptarëve të Kosovës në 1999 se thonin s’kemi ku i mbajmë!!!

Polici Sllavo-Maqedonasi i sotshëm nuk e ben! Erdhi Rilindja dhe policët shqiptarë të Rilindjes e bëjnë siç e bënin sllavët e Maqedonisë atëherë por që sot se bëjnë!!!

Çdo person përgjegjës duhet të përgjigjet një ditë para ligjit! I pari maskarai i Surrelit!

Tani pa dashur të rendis 1 çarçaf me konventa të shkelura e t'u lodh kokën kam vetëm nja dy pyetje:1. Nuk mundet shteti jonë t'i marrë shtetasit e vetë nga rruga dhe t'i akomodojë në një karantinë për të parë a janë sëmurë?2. E zëmë se janë sëmurë, kush duhet t'i mjekojë këta shtetas që mbajnë pashaportën e Republikës së Shqipërisë? Greku apo Japonezi? Janë te dera e shtëpisë…3. Po si mund të sillesh me kaq papërgjegjshmëri? Po më mirë ti marrësh dhe kontrollosh apo të kalojnë kufirin ilegalisht dhe mos e dish kush vjen me virus e ku e shpërndan?4. A mund t'i thuash bashkëpronarit mos u fut në shtëpi? A e dinë këta që çdo shtetas i kësaj Republike është edhe bashkëpronar i saj?5. Ata policat aty nuk e marin virusin? 6. Po Avokat Populli a ka ky vend a jo?Në fund imagjinoni që këta të ishin shtetas grekë dhe qeveria greke t'i linte si fakir në kufi. Mendoni çfarë i ndodhte qeverisë në Athinë…

Gepostet von Adriatik Lapaj am Sonntag, 5. April 2020