Avokatët e Korçës, protestë për vrasjen e Ravik Gurrës

435
Sigal

Pas avokatëve të Elbasanit, edhe avokatët e Korçës kanë zhvilluar një protestë dhe kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel si reagim pas vrasjes në Elbasan të avokatit Ravik Gurra. Protesta është organizuar nga Dhoma Rajonale e Avokatisë Korçë.
Qëllimi i protestës është sensibilizimi dhe njoftimi i ndërprerjes së punës për ditët në vijim. 
Pas vrasjes së avokatit, në një reagim për mediat, Dhoma e Avokatisë bëri të ditur se 50-vjeçari ishte anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe theksohet se kërcënimet ndaj avokatëve po përshkallëzohen dita-ditës. Nga e mërkura në të premte do të ketë një bojkot të të gjitha shërbimeve ne vend. 
Ravik Gurra u vra tri ditë më parë në mes të Elbasanit. Avokati u qëllua me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”.