Avioni Rinas-Munih goditet nga rrufeja në fluturim, ulje të detyruar në Lubjanë

467
Sigal

Një avion i nisur mbrëmjen e shkuar nga Rinasi në drejtim të Gjermanisë është goditur nga rrufeja gjatë fluturimit.

Avioni është nisur rreth orës 18:20 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Gjatë udhëtimit, avioni është goditur nga rrufeja në fluturim. Sipas dëshmitarëve që kanë dërguar në Ora News këtë foto të avionit, rrufeja e ka goditur mjetin fluturues në pjesën e motorit.

Përballë kësaj situate, avioni ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni. Dëshmitarët thonë se goditja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Avioni është goditur në pjesën e përparme të tij, ashtu sikurse duket edhe në foto. Sipas dëshmitarëve, pasagjerët janë transportuar me avion tjetër nga Lubjana me destinacion Munihun e Gjermanisë.