Avioni i Kombëtares bën ulje të detyruar pasi ngrihet nga Lyoni

493
Sigal

Avioni i kombëtares shqiptare ka bërë ditën e sotme ulje të detyruar. Shkak mësohet të ketë qenë moti i keq. Kombëtarja ishte në Lion dhe sot u nis për në rajonin e Bretonje, ku ka edhe qendrën stërvitore, e cila është jo më shumë se 1 orë me avion dhe 4 orë me automjet. Shqipëria ishte dje në Lion ku arriti fitoren historike ndaj Rumanisë dhe tashmë pret që të mësojë nëse do ta kalojë grupin apo jo.