Avdullah Hoti: Propozimi i Ramës, mungesë respekti

485
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka dalë kundër idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një president të përbashkët të të dy shteteve. Hoti ka thënë se kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve. “Propozimi i Edi Ramës për president mbarëkombëtar është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur, të integruar në BE dhe NATO”, ka shkruar Hoti, kandidat për kryeministër i LDK-së në zgjedhjet e fundit. Shefi i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka propozuar një President gjithëkombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Këto dy propozime, Rama i ka bërë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sigal