Av.Emin Subashi: Një pensionist me gjysmë pensioni pleqërie

269
Sigal

Eksperti Emin Subashi ka reaguar në lidhje me situatën e vështirë të gjendjes ekonomike, që po përballen qytetarët. Duke iu përgjigjur shqetësimeve si : “A duhet të egzistojë përftimi financiar, gjysmë pensioni në vendin tonë për ata pensionisë, që kanë punuar në sistemin e kaluar? Sugjerime për  qeverinë dhe kryeministrin Rama, i cili ka shprehur keqardhje për pensionistët, duke e konsideruar atë, si borxh ndaj tyre.Ai gjykon se: Ligji për sigurimet shoqërore përsa i përket sistemit të pensioneve dhe viteve të punës së kryer në sistemin e kaluar, duhet të pësojë ndryshime.

-Së pari: Ligji për gjysmë pensioni  pleqërie, i cili kap vlerën e 70-80 euro, nuk duhet të egzistojë në vendin tonë, pasi një pensionist me gjysmë pensioni pleqërie, nuk jeton dot. Pra, në këto kushte ai padyshim do të kthehet në lypsar ose do të shohë xhepat e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij.

-Së dyti: Siç theksoj më lart, gjysma e pensionit nuk mban gjallë një frymë njeriu. Çdo rritje që mund të pësojë ai ndër vite, është rritje e papërfillshme dhe e pajustifikuar, pasi kurrë nuk  mund të arrijë masën e një pensioni të plotë pleqërie, si të gjithë pensionistët e tjerë.-

Së treti: Një pensionist që ka punuar në sistemin e kaluar, që i përket brezit tonë të pensionistëve, nuk mund të krahasohet me vitet e punës së kryer të sistemit të kaluar, me atë të sotmin. Duke patur parasysh lodhjet fizike dhe faktorë të tjerë natyrorë në bujqësi apo industrinë e asaj kohe. Shkalla e krahasimit të vlerësimit të viteve të punës së kryer në mes dy sistemeve, duhet të jetë  1 me 2. Pra, ky studim duhet të çojë në përllogaritjen dhe ndryshimin e ligjit për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Nuk besoj që të ketë shumë pensionistë në vendin tonë, që trajtohen dhe përfitojnë gjysmë pensioni. Një studim i tillë nga qeveria Rama, do të ishte vërtetë një reformë e thelluar në sistemin e pensioneve, duke iu kthyer pensionistëve shpresën e humbur për të pasur një pension të barabartë pleqërie, si të gjithë pensionistët e tjerë. Po kështu, i bëj thirrje shoqatës së pensionistëve, që të sensibilizohet, për një nismë të tillë, në shërbim dhe në interes të pensionistëve të Shqipërisë.