Av. Altin Goxhaj: Ja 10 pyetje që do duhej ti ishin bërë Ramës së Soros nga Jorida (Lyli) e Soros..

188
JA 10 PYETJE QË DO DUHEJ TI ISHIN BËRË RAMËS SË SOROS NGA JORIDA (LYLI) E SOROS..
POR TEATRI SOROS VAZHDON!
Propozuar nga Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm
ja një grupi me 10 pyetje bazë që i duhej bërë Ramës sot (përveç të tjerave):
1️⃣ Përderisa vlera e investimit dhe trajtimit të mbetjeve është x (e shoqëruar duke çituar pasqyrën e plotë financiare që vërteton vlerën prej qindra miliona eurove për ta zhbërë lojën e fjalëve të Ramës që vlera qenka veç 100 milionë euro) përse nuk hapët tender publik kush ofron çmimin më të leverdisshëm për djegjen e plehrave?
2️⃣ Ku është parimi i barazisë dhe mundësisive të barabarta për biznesin duke kujtuar pas reagimit europian për ligjin për teatrin me Fushën, KM u detyrua të tërhiqej nga shkelja e parimit të barazisë në tenderime publike?
3️⃣ A është shkelje e rëndë mosbarazia dhe a është kjo një shpërdorim detyre?
4️⃣ Dhe si përfundim, Këshilli i Ministrave a ka për detyrë që të garantojë nëpërmjet akteve të veta parimin e barazisë?
5️⃣ Përse kompani të lindura nga hiçi pa asnjë asete dhe kapitale, kapacitete profesionale apo eksperiencë investimi,pse favorizohet për të marrë këto të drejta ekskluzive?
6️⃣ Pse ky avantazh komercial dërrmues për kurrizin e taksapaguesve, i jepet kompanive guacka (offshore) pra nuk i dihen pronarët në origjinë dhe jo kompanive kombëtare të njohura në origjinë në mënyrë që gjysëm miliardë dollarë të mbeten në Shqipëri?
7️⃣ Po sikur pronarët e vërtetë të kompanisë që do gëlltosin gjysëm miliardë të shqiptarëve të jenë kompani serbe me pronarë paramilitarë serbë që kanë vrarë e prerë shqiptarët në Kosovë dhe a duhej që Këshilli i Ministrave të kishte vënë kusht transparencën e plotë të pronarëve në origjinë?
8️⃣ Përse kompanitë e kontraktuara të mos jenë me kapital të përbashkët tregtar shtet-privat shqiptar (jo offshore) përderisa edhe investimi është bërë me paratë e shtetit paraprakisht?
9️⃣ Përderisa proçesi i trajtimit të plehrave bëhet nga kompani të lindura nga hiçi, pas asnjë eksperiencë, me furnizim të garantuar për dekada, përse të mos jenë kompani 100% shtetërore?
🔟 Sa është vlera e dëmit që i është bërë shtetit dhe publikut dhe sa do ishte përfitimi në rast se do i adminsitronte vetë shtetit me kompani publike?
Këto janë 10 pyetje me interes të gjerë publik dhe politik por dhe penal për të dërguar dosjen edhe në Prokuri nesër!
Sigal