Autoriteti i Konkurrencës penalizon Haxhinaston dhe Xhikën për sinjalistikën

530
Në raportin e vjetor të Komisionit të Konkurrencës, një vend i veçantë i kushtohet, edhe veprimtarisë së Autoritetit Rrugor të Shqipërisë dhe Ministrisë së Transporteve, që drejtohen përkatësisht nga Edmond Haxhinasto dhe Dashamir Xhika. Në këtë raport bëhet fjalë për hetimin që ka bërë ky institucion kushtetues në tregun e prokurimit publik për përmirësimin, rifreskimin e sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore
Fragment nga Raporti i Autoritetit të Konkurrencës
Hetim në tregun e prokurimit publik për përmirësimin, rifreskimin e sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore. Nisur nga një shqetësim i adresuar nga media e shkruar për mungesën potenciale të konkurrencës në tregun e shërbimit të sinjalistikës rrugore, Autoriteti i Konkurrencës kërkoi informacion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARSH), lidhur me procedurat e prokurimit të realizuara në datat 07.09.2015 dhe 09.09.2015 me objekt: “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi, Loti 1 dhe Loti 2”. Nga shqyrtimi i procedurave të prokurimit në të dy lotet është vënë re se ndërmarrjet të cilat kanë fituar këto proçedura prokurimi me vlera ofertuese shumë afër fondit limit, nuk kanë konkurruar në të dyja lotet dhe mund të kenë përdorur skemën e rotacionit në ofertave duke ndarë tregun (duke përfituar pjesë përafërsisht të barabarta të fondit limit). Bazuar në raportin e monitorimit, Komisioni i Konkurrencës u shpreh me Vendimin nr. 376, datë 15.10.2015 për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore – vazhdimi”, Loti 1 dhe Loti 2”, për të parë nëse ka ose jo shenja të kufizimit të konkurrencës”. Në vijim të procedurave, Komisioni i Konkurrencës, bazuar në raportin e hetimit paraprak u shpreh me Vendimin nr.386, datë 14.12.2015 për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e prokurimit publik me objekt “Përmirësimi, rifreskimi i sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimi i sigurisë rrugore”, për të evidentuar faktorët që mund të kenë ndikuar në kufizimin potencial të konkurrencës. Procedurat e hetimit të thelluar vazhdojnë dhe do të përfshijnë përveç procedurave të prokurimit për përmirësimin, rifreskimin i sinjalistikës vertikale e horizontale në akset kombëtare dhe përmirësimin e sigurisë rrugore loti 1 dhe 2, edhe proçedura të tjera të prokurimit në tregun objekt hetimi. 
Shqiptarët, pak besim në sistemin elektronik të marrjes së lejeve të ndërtimit
Prej vitesh marrja e një leje ndërtimi ishte kthyer në një makth jo vetëm për ndërtuesit, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Për ti dhënë fund kësaj situate qeveria miratoi ndryshimet në ligjin “Për rregulloren e zhvillimit të territorit”, ku prej datës 20 Prill, të gjithë qytetarët dhe profesionistët e licencuar mund të aplikojnë online në portalin e-Albania për t’u pajisur me leje ndërtimi. Qëllimi i këtij projektvendimi është miratimi i ndryshimeve të nevojshme me qëllim krijimin, vënien në funksionim dhe përdorimin e Sistemit Elektronik të Lejeve, përmes të cilit do të realizohen elektronikisht procedurat e aplikimit për leje, si dhe procedurat e shqyrtimit  dhe miratimit të këtyre kërkesave. Por në përfundim të sondazhit të kësaj jave në faqen e internetit të “RTV SCAN”, shumica e pjesëmarrësve shprehen skeptikë për lehtësimin e marrjes së një leje ndërtimi pas nisjes së aplikimit online. Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është në fazën finale të testimit dhe do të jetë gati online duke filluar nga data 20 prill. Sipas këtij vendimi, deri më datë 31 Gusht të këtij viti, qytetarët mund të vijojnë të aplikojnë në të dy mënyrat: në rrugë elektronike dhe në formë shkresore. Ndërsa, duke filluar nga data 1 Shtator 2016, aplikimi, shqyrtimi dhe miratimi i lejeve do te kryhet ekskluzivisht përmes sistemit elektronik. Sistemi elektronik i lejeve do të bëjë të mundur realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop): Aplikimi do t’i dërgohet bashkisë dhe bashkia do të kryeje vete përmes sistemit të gjithë bashkërendimin me institucionet e tjera publike, me afate të qarta dhe pa vonesa. Nëse institucionet nuk përgjigjen brenda 10 ditësh, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje.
Sigal