Automjeti shpërthen në flakë në mes të rrugës, vonohet zjarrfikësja

191
Sigal

Një automjet ka shpërthyer në flakë pranë fshatit Krahës të Memaliajt.

Nga raportimet e para ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e flakëve që përfshinë automjetin në rrugën nacionale. Makina është shkrumbuar dhe për pasojë një re e madhe tymi është ngritur në këtë zonë.

Nga shpërthimi i flakëve zjarrfikësja ka vonuar për më shumë se 40 minuta për të mbërritur në vend ngjarje.