Automjeti në Fier shkrumbohet plotësisht në mes të rrugës (Video)

257

Një makinë ka shpërthyer në flakë, teksa ka qenë në ecje, në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur te kthesa e Safarit, ku është djegur mjeti tip “Benz”.

Shkak i ngjarjes ka qenë një problem teknik, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, mjeti është pushtuar nga tymi i zi dhe flakët në mes të rrugës, duke u djegur plotësisht.