Një automjet ka marrë flakë në rrugën Milot-Lezhë. Automjeti tip ‘’Volksëagen’’ me të cilin udhëtonte B.Ll u përfshi nga zjarri në ecje.
Policia njofton se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e nje defekti elektrik.
NJOFTIMI NGA POLICA
Lezhë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2021, rreth orës 14:20 , jemi njoftuar nga shtetasi B. Ll.,se në aksin rrugor Milot-Lezhë, se automjeti tip “Volkswagen” me të cilin udhëtonte ka marrë flakë në ecje.
Nuk ka asnjë person të dëmtuar,vetem demë materiale.
Sherbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si pasojë e një defekti teknik.