Automjeti del nga rruga pas përplasjes me mjetin tjetër, aksidentohet kalimtarja në Gjirokastër

116
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e një shtetaseje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës.

Raportohet se automjeti me drejtues shtetasin me iniciale A. B. është goditur me mjetin e drejtuar nga shtetasja R. K..

Për pasojë mjeti i drejtuar nga R. K. ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B. e cila është transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i lagjes Punëtore”, Gjirokastër, automjeti me drejtues shtetasin A. B., është goditur me automjetin me drejtuese shtetasen R. K. Për pasojë automjeti me drejtuese shtetasen R. K., ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar shtetasen V. B., e cila u transportua për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.