Automatik në shtëpi, arrestohet 67 vjeçari në Fushë Arrëz

Policia në Fushë Arrëz ka arrestuar një 67 vjeçar, banues në fshatin Dardhë, pasi në banesën e tij u gjet një automatik, tre krehra dhe 570 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Sigal

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialet J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Dardhë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se “mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 570 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.