Sigal

Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.

Autobusi i përket linjës Kukës-Tiranë dhe burime nga zjarrfikësja e Mirditës është bëjnë me dije se autobusi është djegur plotësisht.

Nuk ka të lënduar në radhët e pasagjerëve. Forcat zjarrfikëse të Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të shuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet.