Austrian Airlines: Nuk do ketë më transferta parash nga Shqipëria

480
Sigal

Pas grabitjes së mbi 10 milionë eu- rove në Aeroportin e Rinasit, ka ardhur dhe reagimi i linjës ajrore Austrian Airlines, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Tanja Gruber. Ajo tha se grabitja ndodhi kur sa- sia e parave po ngarkohej në avionin e linjës Tiranë-

Vjenë. Gjithashtu ajo theksoi se nuk do të ketë më trasnferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin dhe ekui- pazhin e avionit të linjës. “Paratë po ngarkoheshin në avion kur u grabitën. Nuk do të ketë më transferta nga Tirana për në Vjenë. Nuk pati rrezik për ekuipazhin dhe pasagjerët”, tha mes tjerash ajo, shkru- an “The Guardian”. Avioni i linjës u nis me tre orë vonesë, ndërsa autorët morën sasinë  e parave  duke u arratisur  në drejtim të paditur.