Australia përveç studentëve ofron edhe garancinë për prindrit e fëmijëve. Pajisja me vizë dhe adresat e aplikimit

595
Sigal

Australi/Studimet, rregullat, dokumentacioni, adresat dhe kohëzjgatja
Si merret vizat studentore për në Australi

Si emigrojnë prindërit me garancinë e fëmijëve studentë

Qeveria australiane ka vënë në funksionim një program të quajtur “Programi për Studentët e Huaj, (OSP), i cili lejon personat nga e gjithë bota, që nuk janë qytetarë australianë ose rezidentë të përhershëm në Australi, të studiojnë në këtë vend. Pra, kushdo person që nuk është resident apo qytetar i Australisë, mund të aplikojë për të stiduiuar në Australi. Për këtë, i interesuari duhet të aplikojë për atë që quhet “viza studentore”. Viza jepet nga autoritetet, vetëm nëse personi kërkon të studiojë në një institucion arsimor të rregjistruar dhe të njohur, duke ndjekur një kurs ose një pjesë të tij, por gjithmonë me kohë të plotë. Çdo i interesuar duhet të paraqesë bashkë me aplikimin, edhe dokumentin e njohur zyrtar të institucionit më të fundit arsimor në vendin e tij, ku ai ka studiuar, (vërtetim, dëftësë etj, të përkthyer dhe noterizuar).
Kushte bazë
Kandidati për student në institucionet arsimore të Australisë, duhet të plotësojë së pari disa kushte bazë, pa të cilat aplikimi i mëtejshëm do të ishte i dështuar. Kështu:
1- Ai duhet të ketë sigurime shëndetësore
2- Të mos ketë borxhe ndaj Australisë apo vendeve të Komenuellthit.
3- Karakter të cilësuar “të mirë”, sipas kushteve të Zyrës së Emigracionit, që quhen “Deklarata e karakterit”.
Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta.
Dokumentacioni
Minimumi i dokumentacionit që i interesuari i duhet të paraqesë pranë zyrës më të afërt përfaqësuese të shtetit të Australisë, për të aplikuar për vizë studentore, është si vijon:
1- Aplikimi për vizë studentore, formati 157A
2- Pasaporta
3- Konfirmimi i Regjistrimit ose letra e ofertës nga institucioni përkatës arsimor australian ku ju doni të studioni.
4- Dokumentacioni i sigurimit shëndetësor
5- Evidenca që tregojnë se ju keni pundësi të paguani kurset e studimit
6- Evidenca që tregojnë se keni mundësinë financiare për të siguruar jetesën gjatë studimit
7- Dhe rezultatet e ekzaminimeve tuaja shëndetësore
Mund t’ju kërkohet edhe rezultati i provimeve tuaja të zotërimit të gjuhës angleze nga institucionet e njohura të vendit tuaj.

Si emigrojnë prindërit me garancinë e fëmijëve studentë
Edhe prindërit e moshuar kanë mundësi të emigrojnë në Australi, nëse ata kanë të një fëmijë ose më shumë, që jeton në këtë vend, është qytetar australian, rezident i përhershëm në Australi ose qytetar i Zelandës së Re, kur ky i fundit ka plotësuar kushtet australiane sipas marrëveshjeve dypalëshe. Vizat që autoritetet australiane kanë në dispozicion për prindërit, ndahen në dy kategori:
Kategoria e prindërve
Për të aplikuar për emigrim në Australi si prind i fëmijës së rritur që jeton në këtë vend sipas kushteve të mësipërme, duhet të jesh i sponsorizuar, përgjithësisht nga fëmija. Numri i vizave të disponuara nga autoritetet australiane të emigracionit për këtë kategori, është gjithsej 1 mijë në vit.
Kategoria e prindërve për të cilët kontribuon
Nën këtë kategori, autoritetet kanë në disponim 3500 viza në vit, ndërsa theksojmë se aplikantët për vizë në këtë kategori, paguajnë një shumë aplikimi për të herë të dytë, mjaft më të lartë se hera e parë (kur kërkojnë qëndrim të përhershëm në vend), si taksë për arsye të kostove të mundshme shëndetësore. Edhe për këtë kategori, përgjithësisht sponsori është fëmija që aplikon për të marrë prindërit.
Kërkesat bazë
Përveç kërkesës kryesore, që fëmija të jetë qytetar australian ose me qëndrim legal të përhershëm në këtë vend, ka edhe disa pika të tjera që duhen plotësuar, për të nisur aplikimin për vizën e prindërve. Kështu:

I- Prindërit duhet të kalojnë të ashtuquajturin “testin e balancimit familjar”. Me fjalë të tjera, nëse prindërit kanë më shumë fëmijë në moshë madhore jashtë Australisë sesa në vend, ata nuk kualifikohen. Në Australi duhet të jetojë të paktën gjysma e fëmijëve të rritur e prindërve. Për shembull, nëse prindërit kanë dy fëmijë në moshë madhore, njëri prej të cilëve jeton ligjërisht në Australi sipas kushteve të përshkruara, ata mund të aplikojnë për “vizën e prindërve”.
II- Të interesuarit duhet të plotësojnë kriteret shëndetësore dhe të kryejnë testet mjekësore përkatëse, sipas kërkesave të aplikimit të përshkruara edhe më parë, si kontrolli i përgjithshëm, rrezet x (për mushkëritë), dhe teste të tjera, (sytë, veshët). Refuzimi i vizës është i sigurtë në rastin e tuberkulozit, ose për ato sëmundje ku autoritete mendojnë se trajtimi në Australi do të jetë i kushtueshëm apo jashtë mundësive të sponsorit.
III- Nëse aplikon për vizë të përhershme prindërore, personi(at) duhet të dëshmojë se ka sigurim mbështetjeje (është i siguruar) financiare të njohur nga autoritetet, me faturat përkatëse të paguara, (të paktën një).

Group of teenage students writing in notebooks.

Nga ana tjetër, vizat australiane për studentë, ndahen në 7 nënkategori, duke filluar nga shkolla fillore deri në studimet pasuniversitare. Ne do të pëqëndrohemi në vizat për shkollat e larta

Prindërit duhet të kalojnë të ashtuquajturin “testin e balancimit familjar”. Me fjalë të tjera, nëse prindërit kanë më shumë fëmijë në moshë madhore jashtë Australisë sesa në vend, ata nuk kualifikohen