Atje ku blihet buka, shiten pesticide dhe ilaçe farmaceutike

631
Sigal

ELBASAN/ Inspektorëve, DSHP-së, AKU-së, bashkisë dhe komunave nuk ua vret syrin ky fenomen

Mania për të përfituar sa më shumë ka bërë që njerëzit të mos logjikojnë më e të luajnë edhe me jetën e gjithsecilit. Këtë rrezik e kanë marrë përsipër personat që tentojnë të shesin ilaçe mjekësore nëpër tregjet që bëhen në fshatrat e Elbasanit e të Librazhdit. Por çudia nuk është kjo. Ajo që po çudit banorët është fakti se, ilaçet, helmet bujqësore, herbicide dhe ushqimet shiten në të njëjtin vend. Pra banorët thonë se, nga tregtarët nuk zbatohen kushtet e sigurisë, madje, ata nuk janë fare të përgjegjshëm dhe të kujdesen që ushqimet të mos jenë afër këtyre helmeve.

Situata

Në një vëzhgim që gazeta “Telegraf” ka bërë në tregjet e Elbasanit dhe atij të Librazhdit ka vënë re një dukuri shumë të veçantë dhe të pa precedentë. Tregtarë të ndryshëm pa asnjë lloj dokumenti dhe në mes të ditës pa ju hyrë asnjë gjemb në këmbë i sheshin ilaçe në mes të rrugë në çdo cep të këtyre tregjeve të fshatrave të ndryshe të këtyre dy rretheve. Në tregjet e Librazhdit dhe të Elbasanit, sheh në tezga shitjesh ilaçe për njerëzit, në tregti të lirë dhe në këtë mënyrë nuk ke se përse të shkosh në farmaci. Mjafton të dalësh në treg dhe të blesh antibiotikë, shiringa, ilaçe nga ma të ndryshmet, madje,  bashkë me to mundet të blesh dhe herbicide, helme kundër minjve, fostoksinë, helme për bujqësinë për luftimin e dëmtuesve dhe dizifektimin e farërave bujqësore, por po në të njëjtën tezge mundet të gjesh dhe produkte ushqimore për njerëzit si gjalpë, djathë, etj.. Dhe sigurish pas gjithë kësaj lind pyetja. Si lejohen gjithë këto shkelje dhe kush kujdeset për shëndetin e njerëzve? Janë një numër strukturash që paguhen për këtë punë dhe askujt nuk i ka vrarë syrin një fenomen i tillë, por mjaftojnë që çdo muaj i del rroga dhe i fusin në xhep edhe pse ligji flet qartë për dënimet që merren për shpërdorimet e detyrës. Gjithashtu dhe personat që tregtojnë këto ilaçe kush i lejon, ka farmaci të licencuara, por si dalin këto ilaçe në treg. Kush kontrollon shitjen e tyre? Po inspektorët e komunave, DSHP, AKU, Bashkisë dhe Komunave nuk jua vret syrin ky fenomen dhe as që shqetësohen fare, por rrinë për qefin e tyre. Qytetarë të ndryshëm shprehen për gazetën se, persona përgjegjës duhet të marrim masa menjëherë dhe në mënyrë urgjente pasi jeta jonë është në rrezik, pasi aty ky ne blejmë frutat dhe perimet shumë afër tyre ndodhen dhe këto helme.