Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Policia aksione blic në tre qytete

456
Sigal

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të paktën tre qytete kryesore të vendit, për të bërë të mundur gjetjen dhe më pas shoqërimin e personave të dyshuar për atentatin e të premtes në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja dhe dy shoqëruesve të tij, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Kontrollet janë të përqendruara kryesisht në zonën e Fushë-Krujës, në Tiranë dhe në Durrës, nga ka dyshime që të jenë dhe autorët e atentatit të Nëntorit.

Burime bëjnë me dije se derimë tani ka shkruar në dhjetëra numri i personave të shoqëruar, mes tyre dy persona dyshohen si autorë të ngjarjes, por emrat e tyre mbahen tërësisht sekret nga grupi hetimor.