Atentati ndaj prokurorit, ndalohet një person i dyshuar

526
Sigal

Një person mendohet se është ndaluar si i dyshuar nga policia lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në orët e pasdites në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë prokurori Arjan Ndoja si edhe dy persona të tjerë që e shoqëronin Andi Maloku në drejtimin e mjetit si edhe Aleksandër Laho, ose ndryshe i njohur si Landi Muharremi,  ‘I forti i Shijakut’.

Burime raportojnë se reparti i forcave speciale ka ndaluar një person si të dyshuar, që ka ndjekur makinën para atentatit.

Paralelisht, mësohet se kanë nisur kontrollet në Shijak, Sukth, si dhe në disa lagje të Durrësit, pasi mendohen si pika ku mund të jenë fshehur autorët e krimit.

Prokurori Arjan Ndoja ndodhet momentalisht në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po lëvizte këtë pasdite Prokurori me makinë në mbikalimin e Shkozetit, kur u qëllua 15 herë nga një makinë tip Fuoristrade.