Atentati me tre viktima në Fushë-Krujë/ FNSH blindon zonën, kontrolle në Nikël dhe Larushk

172
Sigal

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po ushtrojnë kontrolle intensive për kapjen e autorëve të atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë shtetasit Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Mësohet se kontrollet po kryen në fshatin Larushkë, ku u gjet e djegur dhe makina e autorëve si dhe në Nikël, pasi dyshohet se autorët mund të jenë nga këto zona.

Kujtojmë se ndaj makinës me të cilën lëviznin viktimat u qellua me breshëri kallashnikovi rreth 60 herë, duke bërë që mjeti të shpërthente në flakë. Në të u dogjën brenda shtetasit Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha, ndërkohë që Diklen Vata mundi të dalë nga makina, por që nuk u la i gjallë nga atentatorët të cilët u kthyen dhe e ekzekutuan.

Brilant Martinaj dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. Ai nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi dyshohet si autor i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela.